Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, për herë të fundit ishte me vëllain e tij

Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ankuesi ka thënë në Polici se ishte me vëllain në momentin që ai ishte larguar dhe nuk e ka parë më. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me vëllain e tij, i njëjti është larguar dhe që nga ajo…

Lajme

18/05/2024 09:09

Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji.

Ankuesi ka thënë në Polici se ishte me vëllain në momentin që ai ishte larguar dhe nuk e ka parë më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me vëllain e tij, i njëjti është larguar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.