Nuk e dinte kah kalon linja 7C – Kurti tenton të bind qytetarët për Çekun: Hajra e njeh kryeqytetin, e ka qytetarin në mendje
“Kah kalon linja 7C” – ishte pyetja që i ishte bërë kandidatit të VV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku në një nga emisionet televizive që mori pjesë. Por, këtë pyetje e shumë të tjera sa i përket Prishtinës nuk i kishte ditur Çeku, transmeton lajmi.net. Përkundër që disa gjëra ende nuk i di për Prishtinën, kryetari…

Lajme
“Kah kalon linja 7C” – ishte pyetja që i ishte bërë kandidatit të VV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku në një nga emisionet televizive që mori pjesë.
Por, këtë pyetje e shumë të tjera sa i përket Prishtinës nuk i kishte ditur Çeku, transmeton lajmi.net.
Përkundër që disa gjëra ende nuk i di për Prishtinën, kryetari i VV-së, Albin Kurti po tenton të bind qytetarët që Çeku është i duhuri për kryeqytetin.
Në një tubim që e patën sot në lagjen “Dardania”, Kurti e lartësoi Çekun.
“Hajra e njeh kryeqytetin dhe vazhdon ta studiojë atë, për shkak që e ka qytetarin në mendje dhe shërbimin në zemër”, kështu tha Kurti./lajmi.net/