“Nuk e di nëse jemi më të mirët në Evropë, por jemi mjaft të mirë për të fituar L.K”

Lojtari i Manchester Cityt, Riyad Marez, është i bindur se “Qytetarët” mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sport

30/05/2020 13:45

Konkurrenca me klubet elitare të Evropës është pezulluar që në mars shkaku i koronavirusit, por ka spekulime se ajo do të vazhdojë gjatë muajit gusht.

Marez beson se nëse kjo garë vazhdon, Manchester City mund të shpresojë në trofeun historik.

“Unë mendoj se është koha për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne kemi një ekip të fortë, një trajner të shkëlqyer, kemi gjithçka që nevojitet, jemi gati”, ka deklaruar Mahrez, përcjell lajmi.net.

“Nuk e di nëse jemi më të mirët në Evropë, por jemi mjaft të mirë për të fituar titullin. Konkurrenca është e vështirë dhe të gjithë duan titullin, por ne do të punojmë shumë”.

Manchester City ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e parë 1/8 së finales, dhe ka një shans të mirë për të kaluar në çerekfinale./Lajmi.net/