Notat e futbollistëve: City 4:0 Real Madrid, Camavinga dhe Alaba “figurat tragjike” të madrilenëve

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023. “Qytetarët” kanë shënuar fitore 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale, shkruan lajmi.net. Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar notat e futbollistëve për…

Sport

17/05/2023 23:12

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale, shkruan lajmi.net.

Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar notat e futbollistëve për këtë takim.

Lojtari më i vlerësuar ishte anësori i Manchester Cityt, Bernardo Silva që mori notën 8.7.

Te Real Madridi me notë të ulët ishin dyshja Eduardo Camavinga dhe David Alaba me vlerësimin 5.8.

Manchester City do të ballafaqohet me Interin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor./Lajmi.net/