Norvegjia në ankth katërjavor nga sulmet terroriste të IS

Policia norvegjeze, kryesisht ajo speciale, do të patrullojë me armë gjatë katër javëve të ardhshme për shkak të rrezikut nga “gjasat” për sulme terroriste, pas paralajmërimeve nga ana e shërbimit sekret norvegjez PST.

Bota

25/11/2014 23:33

Policët e uniformuar në detyra të mbikëqyrjes dhe intervenimeve prej ditës së sotme janë të armatosur me revole, publikoi të martën drejtoria e policisë norvegjeze.

“Arsyeja e kësaj është vlerësimi i PST, sipas të cilit policia dhe ushtria janë shënjestra të mundshme të sulmeve terroriste”, thuhet në komunikatë.

PST më 5 nëntor ka vlerësuar se “ka gjasa që Norvegjia t’i ekspozohet kërcënimeve për tentime të atentateve terrorisote” gjatë 12 muajve, duke iu referuar sulmeve të kryera apo të mbetura në tentim në Kanada, Londër dhe Australi.

Autoritetet norvegjeze druajnë nga kthimi në atdhe i xhihadistëve radikalë që kanë luftuar në Siri. Sipas shërbimit sekret PST, mbi 60 persona që kanë lidhje me Norvegjinë, I janë bashkuar organizatave xhihadiste në Siri, transmeton agjencia Hina.

“Mund të thuhet se katër javë është (koha e planifikuar për mbajtjen e armëve nga ana e policëve) është kohë e shkurtër, por kjo është se presim vlerësim të ri brenda një muaji, pati deklaruar javën e shkuar ministri i Drejtësisë Anders Anundsen.

Në Norvegji policia patrullon pa armë, por ata mund të mbajnë armatimin në gepek të automjeteve zyrtare.