Normalizim, jo njohje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, bën të ditur se shteti i tij do t’i ndihmojë Serbisë gjatë rrugës për anëtarësim. Ai thotë se Serbia nuk ka nevojë të njohë Kosovën si shtet gjatë bisedimeve.

Lajme

23/01/2014 18:10

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave të BE’së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, ka premtuar se do të ketë një rrugëtim të lehtë të Serbisë në BE, mirëpo duhet të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën, e jo njohje të saj, raporton Danas.

Venizelos këto komente i ka bërë gjatë takimit në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.

“Nisja bisedimeve ka qenë një ditë historike për Serbinë, rajonin dhe BE’në. Nuk është e lehtë të paracaktohet se si do të shkojë ky proces dhe se sa do të zgjas. Por, mund të dëshmoj për dëshiron tonë, si dhe për kapacitetet tona institucionale, se do t’ua lehtësojmë rrugën”.

I pyetur nëse Serbia do të hyjë në BE, pa kërkuar të njohë pavarësinë e Kosovës, Venizelos ka thënë se në e fjalorin e Kornizës negociuese të Këshillit të BE-së, bëhet fjalë për një normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është përgjigja zyrtare dhe kjo është ajo çfarë kërkohet”, ka thënë Venizelos.