“Nona” e Ledrit dhe Young Zerkës merr 1 milion klikime (Foto)
Në vetëm dy ditë pas lansimit të bashkëpunimit mes Ledri Vulës dhe Young Zerkës, kënga mori 1 milion klikime.
ShowBiz
Ky është tregues që kënga e dyshes po pëlqehet shumë nga publiku, e për këtë gjë Zerka ka falënderuar të gjithë, shkruan lajmi.net.
Kënga është ritmike dhe po dëgjohet në çdo vend në këto ditë vere dhe ky bashkëpunim i dyshes po rezulton të jetë shumë i suksesshëm.
Si Ledri ashtu edhe Zerka janë shumë të suksesshëm në projektet e tyre muzikore si solo ashtu edhe në duete. /Lajmi.net/