Noizy së shpejti publikon ‘dissin’ e shumëpritur
Noizy e fillon vitin me 'diss'.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/01/3.jpg)
ShowBiz
Reperi Noizy është emër shumë i lakuar në shtypin rozë dhe padiskutim shumë i suksesshëm, shkruan lajmi.net.
Ai para pak ditësh njoftoi se ka një befasi në natën e ndërrimit të viteve, por duket se ka ndryshuar mendje.
Përmes një postimi, ai njoftoi se brenda 2-3 ditësh do të publikohet ‘dissi’ i tij, i cili do të pasohet nga të tjera këngë me videoklipe.
“1 nga 1 si në kohet e vjetra se ndryshe nuk marrin vesh. Dissi del keto 2/3 dit”, janë fjalët e Noizyt.
“Por une e kam zemren e mire… flini të qete sonte, 1 here e mire. Shume shpejt. Pastaj mbas dissit do te vazhdojne videot. Kur të kapen live kecat”, shkroi ai. /Lajmi.net/
View this post on Instagram