Noizy “çmend” turmën, zhvishet dhe hidhet në publik gjatë koncertit

Reperi ka 'ndezur' atmosferën në koncertin e fundit.

ShowBiz

10/10/2021 19:14

Reperi i njohur shqiptar është një ndër më të suksesshmit në tregun muzikor, shkruan lajmi.net.

Ndonëse sezona verore ka mbaruar, ai po vazhdon ende me koncerte të ndryshme të cilat po stërmbushen nga fansat e flaktë të reperit.

Ai në disa postime të bëra në Instastory mund ta shohim duke u zhveshur gjatë performancës së tij dhe gjysmë i zhveshur u hodh në turmë, derisa kjo rezultoi edhe në ndezjen e atmosferës ku dëgjohen fansat e tij duke brohoritur me të madhe.

Noizy më pas u tërhoq nga turma me ndihmën e sigurimit, duke pasur vështirësi pasi fansat e tij e mbanin atë poshtë skenës duke dashur të jenë afër reperit./Lajmi.net/