NOA për 3 vite të funksionimit në Kosovë rreth 400 milionë € qarkullim
“Noa Energy Trade” ka hyrë në tregun e Kosovës në vitin 2022, me ç’rast vetëm për tri vitet e operimit në Kosovë ka realizuar qarkullim prej mbi 391 milionë euro. Në bazë të raporteve financiare të siguruara nga “FrontOnline” shihet se NOA në vitin 2022 ka realizuar qarkullim vjetor në vlerë prej 54 milionë eurove.…

Lajme
“Noa Energy Trade” ka hyrë në tregun e Kosovës në vitin 2022, me ç’rast vetëm për tri vitet e operimit në Kosovë ka realizuar qarkullim prej mbi 391 milionë euro.
Në bazë të raporteve financiare të siguruara nga “FrontOnline” shihet se NOA në vitin 2022 ka realizuar qarkullim vjetor në vlerë prej 54 milionë eurove.
Në vitin 2023 qarkullimi i kësaj kompanie “fluturoi” në rreth 142 milionë euro, përderisa kulminacionin e shënoi gjatë vitit 2024 duke arritur rekordin e qarkullimit prej rreth 195 milionë euro, raporton portali FrontOnline.
Portali “Buletini ekonomik” javë më parë ka raportuar se gjatë muajit shtator 2024, një megavat-orë energji elektrike, e ardhur përmes kompanisë “Noa Energy Trade” i ka kushtuar KESCO-s mesatarisht 345.33 euro. Kjo është për 225 për qind më shumë se mesatarja mujore në bursën hungareze HUPX, ku çmimi i një megavati në të njëjtin muaj është 106.11 euro.
Në përgjithësi, çmimet që aplikoi kompania nga Tirana “Noa Energy Trade” për importet e Kosovës në vitin 2024, ishin herë dyfish e herë trefish më të larta se çmimi zyrtar i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare.
Ndërsa, sipas Buletinit, deri në 800 euro i ka kushtuar KESCO-s për ta sjellë një megavat energji elektrike në Kosovë përmes kompanisë “Noa Energy Trade”, gjatë vitit 2024, pa përfshirë këtu ende çmimin e energjisë elektrike.