Nkunku te Chelsea? Potter jep komentet e tij

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar raportimet e fundit për një marrëveshje mes Christopher Nkunku dhe Chelsea. Skuadra e Chelsea thuhet të ketë arritur një marrëveshje me Nkunku, për një transferim që do të kompletohet më vonë. Lidhur me këto është pyetur trajneri aktual i ‘Bluve’, Graham Potter, i cili ka hezituar të jap…

Sport

04/10/2022 19:00

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar raportimet e fundit për një marrëveshje mes Christopher Nkunku dhe Chelsea.

Skuadra e Chelsea thuhet të ketë arritur një marrëveshje me Nkunku, për një transferim që do të kompletohet më vonë.

Lidhur me këto është pyetur trajneri aktual i ‘Bluve’, Graham Potter, i cili ka hezituar të jap shumë mendime për lojtarë që s’janë te skuadra e tij.

“Përgjigja ime është se unë nuk flas për lojtarë që s’janë lojtarë të Chelsea. Ishte njësoj te Brighton”, ka thënë Potter, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë emra që lakohen, por unë flas vetëm për lojtarët e Chelsea dhe asnjë tjetër”, ka shtuar trajneri i ‘Bluve’.

Përveç Nkunku, edhe Rafael Leao lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea. Të dyja objektivat janë në plan për verën e 2023. /Lajmi.net/