Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsea
Sulmuesi Christopher Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsean. Ditë më parë u raportua se Nkunku tashmë kishte kryer testet mjekësore me gjigantin londinez, Chelsea. Kurse, së fundmi gazetari i ‘The Athletic’, tregon se francezi ka nënshkruar një paramarrëveshje me ‘Blutë’, përcjell lajmi.net. Transferimi nuk do të ratifikohet deri më 30 qershor 2023, kohë në…

Sport
Sulmuesi Christopher Nkunku ka nënshkruar një paramarrëveshje me Chelsean.
Ditë më parë u raportua se Nkunku tashmë kishte kryer testet mjekësore me gjigantin londinez, Chelsea.
Kurse, së fundmi gazetari i ‘The Athletic’, tregon se francezi ka nënshkruar një paramarrëveshje me ‘Blutë’, përcjell lajmi.net.
Transferimi nuk do të ratifikohet deri më 30 qershor 2023, kohë në të cilën klauzola e përfundimit të tij do të jetë 60 milionë euro.
Interesim për sulmuesin kishin shfaqur edhe Bayern Munich dhe Real Madridi, por si duket ai zgjodhi Chelsean./Lajmi.net/