Njohja e dokumenteve serbe, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve në veri. Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur koordinimin e Kosovës me BE-në, lidhur me këtë vendim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se…

Lajme

14/03/2026 18:01

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve në veri.

Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur koordinimin e Kosovës me BE-në, lidhur me këtë vendim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë.

Kreu i qeverisë theksoi se BE duhet të heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të çojë përpara aplikimin e Prishtinës zyrtare për anëtarësim.

“Mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama.