Njoftim nga familja: Ja kur do të varroset afaristi Lulzim Kryeziu

Sot u gjetë i vetëvrarë biznismeni Lulzim Kryeziu. Nga familja e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës. Ata thanë se funerali niset nga Ranchi i tyre në këtë fshat. Kryeziu orët e e sotme të pasdites u gjend i…

Lajme

02/11/2023 23:45

Sot u gjetë i vetëvrarë biznismeni Lulzim Kryeziu.

Nga familja e tij kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.

Ata thanë se funerali niset nga Ranchi i tyre në këtë fshat.

Kryeziu orët e e sotme të pasdites u gjend i vdekur.

Dyshimet e para është se i ka kryer vetëvrasje, ndërsa në orët e mbrëmjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Nga prokuroria rajonale e Gjakovës thanë se janë duke e hetuar këtë vdekje./Lajmi.