Smart sjell tre modele Brabus

Në Beijing Motor Show në Kinë javën që shkoi u prezantuan tre modele Brabus të Smart ForTwo, ForFour dhe versioni kabriolet.

Auto & Tek

25/04/2016 14:58

Modeli Brabus ka një motor 898 kubik i cili prodhon 109 kuaj fuqi që është 20% më shumë sesa motori në modelin e paraprak të Smart.

Pjesët e trupit japin një pamje më të mprehtë të veturës, modeli i ri ka një transmision automatik me 6 shpejtësi dhe fraksion të dyfishtë.

Makina po ashtu ka opsionin “Race Start” i cili  është inkorporuar në transmision për të optimizuar rrotullimet e motorit për një përshpejtim maksimal.

Ne ju sjellim fotot e këtyre modeleve: