Njihuni me shitësin më të shpejtë në botë

Një video e një shitësi ushqimi në rrugë, duke bërë një ushqim për vetëm 17 sekonda, ka lënë internetin të habitur – me disa që thonë se videoja mund të mos jetë madje e vërtetë.

Fun

17/06/2016 04:41

Një përdorues i Reddit nga Londra, e shpërndau videon online pasi bleu ushqimin e quajtur ‘falafel’, të cilin ia përgatiti ky shitës i shpejtë.

Ai e publikoi videon me mbishkrimin “mbështjellësi më i shpejtë në botë i falafel”, transmeton Gazeta Express.

Videoja, që është shikuar më shumë se 25,000 herë në vetëm dy ditë, shfaqë shitësin duke shtuar domate, ullinj dhe qepë të kuqe me një shpejtësi marramendëse.