“Po mbani seanca natën!”, Musliu: Mesazh për seancë sonte në 20:30
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit për mbajtjen e një seance të re të Kuvendit të Kosovës në orët e mbrëmjes. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur shqetësim për mënyrën e organizimit të punës parlamentare, duke e cilësuar të pazakontë mbajtjen e seancave gjatë natës. “Po mbani…
Lajme
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit për mbajtjen e një seance të re të Kuvendit të Kosovës në orët e mbrëmjes.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur shqetësim për mënyrën e organizimit të punës parlamentare, duke e cilësuar të pazakontë mbajtjen e seancave gjatë natës.
“Po mbani seanca natën! Në ndërkohë ne sapo e morëm një mesazh se do kemi seancë sonte në ora 20:30”, ka shkruar Musliu.
Reagimi i saj vjen në kohën e zhvillimeve të ngjeshura politike dhe diskutimeve rreth çështjeve institucionale në Kuvend. /Lajmi.net/