Njihuni me Puzzlephone

Një koncept i kësaj pajisje është shfaqur ku pritet të fillojë të prodhohet gjatë vitit 2015.

Auto & Tek

01/12/2014 15:55

Projekti Ara i Google nuk është e vetmja shpresë për celularët që kanë pjesë të zëvendësueshme dhe të përmirësueshme. Qendra e Pajisjeve në Finlandë është duke zhvilluar një koncept alternativ të quajtur Puzzlephone, i cili e thyen celularin në tre pjesë përbërëse.

Pjesa mbrapa e celularit përmban LCD, zmadhues të zërit dhe një strukturë themelore, përderisa zemra e celularit përmban një bateri dhe një elektronikë të dytë, kurse truri i celularit ka një procesor dhe module të kamerës, transmeton Lajmi.net.

Formalisht i shpikur këtë shtator dhe me bazë në Espoo, shtëpinë e Nokia-së, kompania prapa Puzzlephone ka qenë duke punuar në këtë projekt që nga viti 2013 dhe tani ka arritur në një fazë ku mund të prodhojë prototip që funksionojnë.

Planet janë që ky celularë të lansohet në mes të vitit 2015. Kompania do të përdorte sistemin operativ Android të Google për të filluar, por do të shikojë mundësitë që të futë edhe një mbështetje për krijues të celularëve të dorës së tretë, transmeton Lajmi.net.

Është një projekt që ka për qëllim ta bëjë industrinë e celularëve më të veçantë.