Njihuni me ‘kandidatin’ më të ri VIP në politikë (Foto)
Në prag zgjedhjesh politike edhe doza e humorit në rrjetet sociale është rritur. Propozimi më i fundit për "kandidat" ka qenë pikërisht doktori i VIP-ave, Skerdi Faria.

ShowBiz
Pas një postimi të bërë në instagram nga një faqe humori, ai e ka shpërndarë në llogarinë e tij @skerdi.faria ku shkruan “Or ti vashe, voto Skerdi Faria qe edhe ti te behesh PJESHKE. Or ti çun, voto Skerdi Faria qe edhe ti te kesh PJESHKEN tende. Skerdi Faria KRYEMINISTER dhe @tullaci_pa_x6 shoferi im.
Slogan yne fitimtar eshte “ME MIRE NJE NEKTARINE MOT SE NJE PJESHKE SOT!!” VOTO per te ARDHMEN pa LESH!!! TAAAAGGGG Duke marrë shkas nga posteri humoristik që kishte përgatitur faqja, ai e ka vazhduar edhe më tej shakanë duke përfshirë edhe një nga shërbimet e klinikës siç është depilimi me laser, ku vajzat nga “pjeshka me push” mund të bëhen “nektarina” (pa qime).
