Njihuni me gruan “pelë”

Një grua, të cilës i pëlqen të vrapoj dhe të kërcej, si një kalë, ka postuar një video, e cila është bërë virale në internet.

Fun

18/05/2019 12:24

Ayla Kirstine, nga Norvegjia, në llogarinë e saj, në Instagram, poston rregullisht video të sajat duke “kalëruar” nëpër fusha dhe madje duke kërcyer mbi pengesa si të ishte një kalë.

Pse? Askush nuk është i sigurt për këtë. Gjithçka dimë për qytetaren e thjeshtë, është një individ tepër energjik dhe vuan nga ankthi dhe një herë pësoi një mankth të tmerrshëm për kancerin në lëkurë.

Nuk shpjegon kurrë për këtë hobi të pazakonshëm, bashkangjitur në videot e saj. Ka pak kohë që e ushtron këtë “sport”, dhe pse së fundmi ka fshirë llogarinë e saj të vjetër por është rikthyer sërish disa javë më parë.

Ajo shprehet duke thënë se: “Disa personave iu duket e pazakontë, por mundohem të mos e mendoj këtë dhe të bëj atë çfarë më pëlqen!”./tch