Njihuni me Firefox Hello
Mozilla sapo ka lansuar versionin e 38-të të shfletuesit shumë të popullarizuar Firefox dhe së bashku me të ka sjellë edhe disa veçori të reja.
Auto & Tek
Duke parë këtë lansim që kompania e prezantoi në YouTube përmes një videoje, shihet qartë se Mozilla ka qenë duke punuar me përkushtim ndaj kësaj veçorie të re.
Duke futur platformën e quajtur WebRTC në shfletues, Mozilla ka krijuar një veçori për shfletuesin të quajtur Firefox Hello, i cili i lejon përdoruesit të bëjnë video-biseda pa nevojën e ndonjë llogarie, shërbimi apo shtese, transmeton Lajmi.net.
E gjitha çfarë ju duhet është shfletuesi Firefox, dhe nganjëherë as ai nuk iu duhet.
Ju do të keni nevojë për Firefox për ta filluar bisedën, që është një rregull i Mozilla-së për një video-bisedë specifike, dhe më pas gjithçka mund të vazhdojë edhe pa të.
Shikojeni videon më poshtë që të njiheni më mirë me këtë veçori: