Njihuni me bishën e BMW, motorin R 1250 RT

Mbi katër dekada si një sinonim i udhëtimit dhe rehatisë, por edhe performancës, motoçikleta BMW R 1250 RT rinovon përsëri gamën e saj për vitin 2021.

Auto & Tek

15/03/2021 22:01

Mbretëresha e rrugës edhe më dinamike dhe akoma më e padiskutueshme e turmave, BMW Motorrad, është përsëri në skenë me një seri përditësimesh që synojnë të ndërthurin rehatinë në udhëtime të gjata me kënaqësinë e ngasjes dinamike, mbase në rrugë kodrinore.

Një provë e rrugëve, kthesave dhe kundër-kthesave ku RT mahnit për shkathtësinë e saj. Në fakt, shumë ndryshime dhe risi janë prezantuar në R 1250 RT e re. Konfirmuar, megjithatë, është motori boksier me 2 cilindra prej 1254 cc dhe 136 HP, të gjitha të homologuara nga normativa EU5.

Në pjesët e autostradave, komoditeti mbetet total, aq sa dikush harron numrin e kilometrave të kaluara mbi shalë, falë edhe Kontrollit Dinamik të Ngarjes (DCC). Komoditeti dhe siguria garantohen gjithashtu në RT-në e re nga ”BMW Motorrad Full Integral ABS Pro”.

Ky është një sistem frenimi i kombinuar në të cilin si leva e frenave në timon ashtu edhe pedali funksionojnë njëkohësisht si tek frenat e përparme dhe të pasme.

Në rast të frenimit emergjent, ky funksion i ri u jep më shumë se një dorë atyre që janë në timon. Për sa i përket dizajnit të jashtëm, pjesa e përparme e RT tani është më ”agresive”, me fenerë më të hollë dhe të pajisur me teknologjinë e dritave ”Adaptive Tuning Light”.