Njihuni me mashtrimin më të madh që keni parë në “Facebook”
Pablo Reyes ka habitur mijëra njerëz në rrjetin social "Facebook", nepërmjet një statusi të publikuar në profilin e tij.
Fun
Nëse ju e shikoni datën e postimit, kjo do të duket sikur vërtetë është postuar në dhjetorin e vitit të kaluar. Në këtë status ai bën parashikime të cilat kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe në botë, si vdekja e Princit, e Gorillës dhe vdekjen e boksierit Muhammed Ali, transmeton lajmi.net
Postimi i tij është shpërndarë më shumë se 170,000 herë në “Facebook”, dhe mori vëmendjen e shumë përdoruesve të tjerë, duke mos e kuptuar kështu se gjithçka ishte një mashtrim.
Ai ka përdorur një trik në “Facebook”, duke e ngarkuar statusin e tij mbrapa në kohë, pasi të gjitha këto gjëra veç kishin ndodhur.
Ai ka treguar për gazetarët arsyen e këtij veprimi që ka bërë dhe është shprehur me fjalët: “Unë vetëm kam dashur të ju tregoj njerëzve që nuk duhet të besojnë gjithçka që shkruhet në Facebook”.
Por, ky nuk është rasti i vetëm që ka habitur mijëra përdorues, edhe më parë kishte raste të tjera të tilla, që njerëzit u kanë besuar verbërisht.
“Është e vështirë të shpjegoj si ndjehem tani për situatën e krijuar, por unë mendoj që faji është tek njerëzit që më kanë besuar”, është shprehur në fund Reyes./lajmi.net