Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në gjithë Kosovën
Njësitë ajrore të misionit të KFOR-it nga tri vende të ndryshme realizuan fluturime në formacion në gjithë Kosovën. Duke nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe tre UH-60 Black Hawk nga Ushtria e SHBA-së praktikuan ngritje…

Lajme
Njësitë ajrore të misionit të KFOR-it nga tri vende të ndryshme realizuan fluturime në formacion në gjithë Kosovën.
Duke nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe tre UH-60 Black Hawk nga Ushtria e SHBA-së praktikuan ngritje të përbashkëta, fluturime në formacion dhe procedura për ulje.
“Anëtarët e ekuipazhit nga tri vendet kontribuuese arritën të koordinojnë procedurat dhe teknikat për të naviguar, komunikuar dhe operuar së bashku”, tha KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR shtoi se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.