Njësia Speciale në aksion, bastisje në Shtime, Lipjan e Drenas, arrestohen pesë persona
Dje është realizuar një aksion i Njësisë Speciale në koordinim me Prokurorinë. Ky aksion është realizuar në Shtime, Lipjan dhe Drenas, transmeton lajmi.net. Gjatë këtij aksioni janë bastisur pronat e pesë personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një…

Lajme
Dje është realizuar një aksion i Njësisë Speciale në koordinim me Prokurorinë.
Ky aksion është realizuar në Shtime, Lipjan dhe Drenas, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij aksioni janë bastisur pronat e pesë personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore dhe pesë telefona.
Pesë personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës njofton se veprimet hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë./lajmi.net/