Njësia Speciale, KFOR-i e ushtria serbe afër kufirit/ Kjo është gjendja momentale në veri
Situata në kufirin e Jarinjes sot është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Lajme
Rruga mbetet e bllokuar nga kamionët dhe automjetet e ndryshme, ndërsa vërehet numër i vogël i protestuesve serbë, të cilët për shkak të motit me shi po qëndrojnë në tenda.
Lexo edhe:
Atashetë e mbrojtjes amerikane e kanadeze njoftojnë për situatën në veri
Policia e Kosovës është e pozicionuar në punkte të ndryshme përgjatë kufirit dhe po mban situatën nën kontroll.
Situatë e njëjtë po mbretëron edhe në pikën tjetër kufitare Bërnjak.
Tensionet në veri kanë nisur pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.