Njeriu që i bën kafshët e vdekura të fluturojnë (Video)

Bart quhet njeriu i cili ka bërë që kafshët e vdekura të fluturojnë.

Fun

02/01/2017 17:40

Orville, macja e tij, është mbytur nga një makinë dhe ai ka vendosur që ta kthejë në dron, shkruan AJ+, transmeton lajmi.net.

Ai nuk ka pasur ide për kontrollin e helikopterëve, por e takoi Arjen, një inxhinier, i cili në fillim tha se kjo është absurde, por më pas pranoi dhe filluan punën.

“Gjithçka është më e mirë kur fluturon”, thotë Barn.

Minj, mace, peshkaqenë, janë vetëm disa nga kafshët të cilat janë pjesë e planit fluturues.

Çdo kafshë të vdekur mund ta sjellin njerëzit dhe më pas ata do ta shndërrojnë në makinë fluturuese. /Lajmi.net/