Njeriu më me fat në botë, i ka habitur të gjithë

Shoferi i një makine me tri rrota e pësoi mjaft keq duke iu ngulur në trup katër shkopinj bambuje.

Fun

17/01/2019 18:15

Por mrekullisht ai ka arritur që të mbijetojë, duke i çuditur të gjithë.

Ngjarja ndodhi në Hubei, në juglindje të Kinës. 25-vjeçari z. Li u “gozhdua” në pjesën e pasme të një kamioni, natën e së mërkurës.

Mjekët kanë arritur të heqin bambutë nga i riu. Megjithatë, ai mbetet në gjendje kritike.

Karroca e 25-vjeçarit u rrëzua në kamionin e ngarkuar me shkopinj bambuje rreth orës 10 në Yangxin, qytetin e Huangshi, sipas policisë. /Lajmi.net/