Njeriu i Kryeministrit të Britanisë vjen për ta mbështetur Veselin, ai është politikan i fuqishëm i Partisë Konservatore
Pas “surprizës” që Partia Demokratike e Kosovës na bëri të gjithëve me mbështetjen që mori nga ish-kreu i Drejtësisë së Administratës Trump, Matthew Whitaker, i cili erdhi në Gjilan dhe i dha përkrahje të madhe Kadri Veselit për Kryeministër, sot kjo parti si duket ka përgatitur edhe një surprizë tjetër, por këtë radhë angleze.

Lajme
Në tubimin përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës sot në Prishtinë mësohet se do të marrë pjesë edhe një prej njerëzve më të afërm të kryeministrit anglez Boris Johnson, transmeton lajmi.net.
Ky politikan britanik, siç mësohet nga burime brenda PDK-së, përfaqëson Aleancën e Partive Evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropian (ECR).
PDK-ja është anëtare me të drejta të plota në ECR, e cila është organizatë që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, të cilat angazhohen për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë private, taksa të ulëta, tregti të lirë, konkurrencë të lirë dhe decentralizim të pushtetit.
Pasi ishte bërë Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, kishte thënë se do të angazhohet që ta forcojë orientimin ideologjik të PDK-së drejt së djathtas dhe do të ndërtojë partneritet me partitë dhe figurat konservatore politike në Perëndim.
Si lider i PDK-së, Veseli ka marrë pjesë në konventat kombëtare të Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe, po ashtu, edhe mysafiri amerikan i para disa ditësh, Matt Whittaker, njihet si një prej personaliteteve më të njohura konservatore afër Trumpit në SHBA. /Lajmi.net/