Njeri nga dy personat me të kërkuar në botë është arrestuar dje në Kosovë
Që nga 30 prilli i vitit 2009, 32 vjeçari kosovar Hime Lufaj nga rajoni i Deçanit ka qenë në kërkim në mbarë botën nga autoritete austriake. Lufaj ka qenë në kërkim për vjedhje me thyerje dhe vrasje në tentative.
Lajme
Ai ka qenë njeri nder dy personat me te kërkuar ne bote prej Autoriteteve te Drejtësisë Austriake ndërsa qe nga 2016 ishte edhe ne web faqen e personave me te kërkuar te EUROPOL-it te quajtur ENFAST.
Gjate bashkëpunimit te Policisë se Kosovës me Autoritetet austriake është ardhur në përfundim që Lufaj ishte me banim në fshatin e tij të lindjes në perëndim të Kosovës (Deçan), shkruan lajmi.net.
Me përkrahjen e Autoriteteve Austriake ne vitin 2016 është themeluar në Policinë e Kosovës, respektivisht tek Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar ne Fushën e Zbatimit te Ligjit (ILECU), Ekipi për Persona te Arratisur (FAST KOSOVA) dhe ky Ekip ishte integruar ne ENFAST (Europian Network for Fugitive Active Search Teams).
Pas dorëzimit dje te rasti, më 23 maj 2017 nga Autoritetet Austriake tek Ministria e Drejtësisë dhe mandej Prokuroria dhe Gjykata Kompetente, Ekipi për persona te arratisur (FAST Kosova) se bashku me njësit e vëzhgimit dhe NJSI (Njësia Speciale Intervenuese) të Policisë se Kosovës kanë reaguar dhe ne orët e pasdites te se njëjtës ditë e kanë arrestuar Himë Lufaj-n në fshatin e tij të lindjes në Deçan.
Tashmë MPB ka nënshkruar marrëveshje me organizatat dhe rrjetet ndërkombëtare rajonale si FRONTEX, SEEFEG dhe OLAF dhe dal ngadalë po bëhemi pjese e familjes Evropiane qe ofrojnë siguri por ne kemi nevojë qe te jemi pjese edhe e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.
Intervenimi dhe arrestimi i djeshëm tregon se Policia e Kosovës në veçanti dhe Autoritetet kosovare të Drejtësisë ne përgjithësi janë eksportuese te sigurisë ne rajon e me gjerë dhe kjo tregon edhe sukseset e mundshme qe mund te arrihen kur Republika e Kosovës dhe Policia e saj bëhen pjesë e familjes evropiane dhe botërore.
FAST Kosova qe nga themelimi i saj ne Qershor te vitit 2016 e deri me sot ka kryer rreth 20 arrestime te profilit te lart te karakterit ndërkombëtar (shtetas te huaj apo Kosovar) dhe ka listën me 10 persona me prioritet e qe këto prioritete ndryshojnë varësisht nga arrestimet e mundshme. Falë bashkëpunimit qe ky ekip ka me partneret e vet ne Evrope dhe me gjere shume persona te tjerë tashme te arrestuar ne shtetet e Evropës presin ekstradimet nga shtetet e jashtme për në Kosovë. /Lajmi.net/