Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – Çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan?

Kanë dalë disa pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe dy djemtë e Mefail Shkodra kanë pësuar nga përleshja. Pamjet që i ka siguruar Insajderi tregojnë se i biri i Mefail Shkodrës, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri. Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk…

Lajme

13/08/2025 22:24

Kanë dalë disa pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe dy djemtë e Mefail Shkodra kanë pësuar nga përleshja.

Pamjet që i ka siguruar Insajderi tregojnë se i biri i Mefail Shkodrës, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri. Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.

 

I biri i tij tjetër, Edonis Shkodra ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Mefail Shkodra me të bijtë janë në kërkim nga Policia.

YouTube player