Njerëzit që janë afër vdekjes prodhojnë tinguj të zhurmshëm rreth 23 orë para se të ndahen nga jeta

Njerëzit që janë afër vdekjes prodhojnë disa tinguj të zhurmshëm rreth 23 orë para se të ndahen nga jeta, dhe këtë e thonë doktorët.

Fun

15/04/2018 17:43

Si pjesë e procesit të vdekjes, njerëzit humbin aftësinë të gëlltisin apo kolliten, duke i ndaluar që të pastrojnë sekrecionet në rrugët respiratore, thotë Daniel Murrell, specialisti i sëmundjeve infektive të universitetit të Alabamas.

Kjo i bën që ata të marrin frymë me një zhurmë karakteristike, që të jep përshtypjen sikur po mbyten.

Pavarësisht se kjo lloj zhurme mund të duket shqetësuese për të afërmit e personit, Dr. Murrell thotë se nuk është e dhimbshme dhe është pjesë e procesit të vdekjes, transmeton Top Channel.

Çfarë është zhurma e vdekjes?

Zhurma e vdekjes ndodh kur njerëzit që janë afër fundit të jetës nuk kanë fuqi të pastrojnë sekrecionet e fytit. Kjo shoqërohet me ndryshim të frymëmarrjes së tyre, që varion nga shumë e qetë në shumë e lartë, shkruan Medical News Today. Nuk ka prova që ajo shkakton shqetësime.

Shenja të tjera, sipas doktorëve që tregojnë se vdekja është afër janë:
Konfuzioni
Gogësimat e shpeshta, për të marrë më shumë oksigjen
Mospërmbajtje
Ndryshim i erës
Djegie
Irritim
Humbje të vetëdijes
Lëkurë mavi.