Njerëzit me këtë grup gjaku rrezikohen më shumë nga sulmet në zemër

Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë më shumë gjëra sesa analizat mund t'ju thonë.

Lifestyle

07/02/2019 22:03

Një studimi i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të “Heart Failure” 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga sulmi në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1,300,000 njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Se cili është shkaku që këta njerëz kanë më shumë shanse për t’u goditur nga ataku në zemër, nuk janë ende të qarta.

Megjithatë ekziston mundësia që personat me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut.