Njerëzit janë duke e përdorur “Snapchatin” për të bërë kontrabandë me armë

Shumë raste janë raportuar për këtë problem.

Auto & Tek

28/08/2019 19:39

Kohëve të fundit janë arrestuar shumë njerëz sepse kanë përdorur rrjetin social shumë të përdorur “Snapchat” për të shitur armë, banë një raporto të publikuar tek “The Guardian”.

Nga këto raste, burrat dyshohen që kanë blerë arë nga shtetet të cilat i kanë ligjet e dobëta sa ju përket armëve, i kanë futur ato në shtete me ligje të kufizuara dhe e kanë përdorur këtë aplikacion dhe duke i reklamuar disponueshmërinë e tyre duke postuar foto dhe video të armëve, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Ata janë gjetur nga agjentë të ndryshëm dhe disa prej tyre e kanë pranuar fajin.

“Snapchat” i ndalon reklamat me përmbajtje që promovojnë armë zajrri, armë me muncion ose paisje tjera dhe thuhet se aplikacioni nuk duhet të përdoret për “veprimtari tq paligjshme”. Një zëdhënës i aplikacionit ka thënë se kompania nuk i lejon përmbajtjet e paligjshme për promovim apo edhe për shpërndarje.

Por këto rregulla mesa duke janë thyer: përdoruesit mund të postojnë çfarë të duan në profilet e tyre, dhe varet nga anëtarët për të raportuar atë se çfarë postojnë ata persona. /Lajmi.net/