Njerëzit e hutuar në punë janë më inteligjentë

Nëse jeni një person që hutoheni lehtë në punë, mos u shqetësoni, është shenjë e inteligjencës suaj.

Fun

09/02/2016 17:45

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se personat disi të hutuar gjatë punës, mund të jenë intelektualisht superior ndaj kolegëve të tyre.

“The Indipendent” shkruan se punonjësit inteligjentë hasin vështirësi sa i takon përqendrimit, për shkak të numrit të madh të indeve në tru. Indet i ndihmojnë atë të jenë sa më inteligjentë dhe të reagojnë në mënyrë sa më logjike në situata të caktuara.

Bostjan Ljubiç, zëvendësdrejtori i kompanisë “Steelcase”, pasi ka analizuar gjetjet e neuroshkencëtarëve deklaron: “Punëdhënësit gjithmonë janë në vëzhgim për njerëzit e tyre sa më të zgjuar, për t’i pasur në dispozicion për të kryer punë, por vështirësia për t’iu bërë ballë detyrave të shumta dhe humbja e vëmendjes në zyrë ndikon te njerëzit e zgjuar në të njëjtën mënyrë si te të gjithë të tjerët”.

Vështirësinë e njerëzve inteligjentë, psikiatri Ned Hallouen e cilëson si “ndjenjë të paaftësisë dhe pamundësisë për t’u marrë me punët e ngarkuara”.