Njëra këmbë iu pre në 1989-ën, tjetra në 1994-ën, por ai vazhdon

Hoshiar Ali, një banor kurd nga Iraku verior, ka 30 vite që çmonton mina pranë qytetit të tij. Ai thotë që deri më sot mund të ketë hequr me qindra mijëra, ndoshta 1 milion.

Fun

25/01/2019 16:23

Aliu nuk e ndaloi punën as pas vitit 1989, kur humbi këmbën e djathtë, dhe as në vitin 1994, pasi humbi të majtën.

Misioni i tij ka qenë gjithnjë që të pastrojë territorin në veri të Irakut. Qyteti i tij, për shembull, ka një të tretën e terrenit që e rrethon të minuar, me mijëra mina të vendosura nga regjimi i Sadam Huseinit.