Një vit nga shkatërrimi i “vendit të shenjtë” të Marihuanës (Foto)
Sot është bërë një vit nga aksioni i madh i policisë në fshatin Lazarat, në Shqipëri. Ky aksion ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të medieve shqiptare, por edhe të medieve në të gjithë botën.
Fun
Lazarati, një fshat që gjendet diku 230 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës ishte bastisur nga policia me dyshimin se njerëz të caktuar po kultivojnë lloje të ndryshme të drogës.
Madje në skenën Evropiane, Lazarati njihej si “Vendi i shenjtë i Mariuhanës”, në të cilin disa shpërndarës të drogës kanë djegur 3 bilionë dollarë, shumë kjo e barabartë me gjysmën e GDP-së së Shqipërisë, vetëm për të zhdukur provat.
Besohej se grupet në Lazarat prodhonin diku 900 tonë kanabis në vit, dhe nëse vlerën e saj e kthejmë në Euro i bie 4.5 miliardë euro.
Ndërsa para ndërhyrjes së policisë, i gjithë fshati ishte mbuluar me tym, pasi njerëz të caktuar kishin djegur kanabisin që posedonin, për të zhdukur provat.
Por, aksioni nuk ishte edhe aq i lehtë, ngase policia u prit nga afro 30 njerëz të armatosur, të cilët tentonin ta ndalonin policinë, në mënyrë që të mos e kryejë aksionin e paraparë.
Njerëzit e armatosur kryesisht po shkëmbenin zjarrin me policinë, për të fituar kohë, në mënyrë që të zhduken provat, para se policia ta merrte fshatin nën kontroll.
Gjatë këtij aksioni policia kishte shkatërruar shtatë komplete me 100 mijë bimë kanabisi, dhe diku 1 mijë të tjera të cilët ishin gati për t’u mbjellë.
Ndërsa, gjatë mbulimit të aksionit në Lazarat, media private shqiptare A1 ishte plaçkitur nga njerëz të maskuar, të cilët më pas ia dogjën edhe veturën.
Aksioni i shumë përfolur që zgjati disa ditë, përfundoi me marrjen nën kontroll të gjithë fshatit nga policia, dhe në këtë mënyrë u shkatërruan pothuajse të gjitha vendet në të cilat ishin mbjellë produktet narkotike.
Ndërsa, Lazarati deri para 10 vjetësh ishte një vend tradicional fermerësh, deri në momentin që grupe të ndryshme e morën nën kontroll dhe filluan me prodhimin e produkteve ilegale narkotike. Deri para aksionit të policisë, Lazarati njihej si vendi që ka prodhuar më së shumti produkte të drogës në mënyrë ilegale.