Një video e djaloshit 9 vjeçar i cili po diplomon në Universitet si inxhinier
Ky djalosh mund të bëhet personi më i ri i diplomuar në Universitet.
Fun
Laurent është vetëm 9 vjeç dhe koeficientin i inteligjencës së tij (IQ) është 145.
Për momentin ai është duke studiuar në Universitet për tu bërë një inxhinier i elektrikës dhe shpikës në mënyrë që kështu ta arrijë ëndrrën e tij të krijojë organe artificiale, transmeton lajmi.net.
Lsurent ishte në gjendje ta përfundoj shkollën e mesme brenda një viti, pasi të përfundoj Bachelor, Laurent ka qëllimin të vazhdojë doktoraturën në Mjekësi.
“Ëndrra ime për të ardhmen është të krijoj organe artificiale. Arsyeja se pse e kam këtë ëndërr është sepse, gjyshi dhe gjyshja ime të dy kanë probleme kardiovaskualre” –deklaroi 9 vjeçari.
Prindërit e tij mendojnë dhe i falenderojnë gjyshin dhe gjyshen e Laurent që i kanë ndihmuar atij të fitoj një mendje gjeniale, duke e motivuar atë që të punojë në shpikje.
“Mendja e tij punon në shpejtësi maksimale, ai ndoshta është 3 herë më i mençur se çdo studentë që e kemi takuar përgjatë karrierës tonë” – tha një profesor, për “Daily Mail.”
Rekordin e të diplomuarit në moshë të re e mban një Amerikan i quajtur Michael i cili ka diplomuar në moshën 10 vjeçare. Por, nëse Laurent është në gjendje të diplomoj muajin tjetër, atëherë ai do të thyej këtë rekord.
Shikoni për më shumë videon. /Lajmi.net/