Urologët në QKUK kapen për pacientë – përleshen fizikisht në vendin e punës
Sot në mëngjes, në Klinikën e Urologjisë në QKUK ka ndodhur një sulm fizik mes dy doktorëve aty, saktësisht njëri nga urologët ka sulmuar kolegun e tij. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. ”Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm…

Lajme
Sot në mëngjes, në Klinikën e Urologjisë në QKUK ka ndodhur një sulm fizik mes dy doktorëve aty, saktësisht njëri nga urologët ka sulmuar kolegun e tij.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
Siç ka mësuar lajmi.net, dy nga urologët e përfshirë në rast janë S.H dhe S.M (emra të njohur për redaksinë).
Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.