Një tjetër garë e studentëve shqiptarë ka nevojë për votën tuaj!

Pas fitores së studentëve të Kosovës në garën prestigjioze “Space Apps Challenge” të organizuar nga NASA, një tjetër projekt i studentëve shqiptar është në rrugë të mirë për ta fituar një garë ndërkombëtare me projekte inovative.

Lajme

28/05/2015 12:02

Grigor Basha dhe Mikel Çuni janë dy student nga Shqipëria, të cilët po marrin pjesë në garën “GIST TECH-i Competition 2015”, konkurs i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e që mbahet në Kenia.

Inovacioni i këtyre studenteve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej sa kanë marrë pjesë nga 74 vende te botes, transmeton lajmi.net.

Studentë nga Shqipëria konkurrojnë me inovacionin e quajtur “Smart Charging”.

Përmes këtij punimi synohet te ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të bërë të mundur mbushjen e telefonave celular.

Gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si për shembull opsioni Wi-Fi, kyçja (login) në internet, etj.

Edhe këta studentë shqiptarë kanë nevojë për përkrahje dhe mund t’i votoni ata në linkun: https://review.wizehive.com/voting/view/aaaspublicvote2014/29968/2875401/0

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton te votoni një herë çdo 24 orë me një adresë e-maili aktive ose me një llogari aktive Facebbok-u. Votimi përfundon me date 11 Qershor.

Këtë projekt këta dy student ditë më parë e kanë prezantuar edhe në Universitetin e Prishtinës.

Voto!

/lajmi.net/