Një rrugë në Vushtrri shndërrohet në llogore /Foto
Një rrugë në një vendbanim të Vushtrrisë është bërë thuajse e pa kalueshme.
Lajme
Bujqit e Brusnikut të Vushtrrisë lirishtë mund të mbjellin edhe në rrugën e fshatit të tyre. Një pjesë e asfaltit e kësaj zonë është kthyer përmbys dhe kalimi në të është bërë i pakalueshëm.
Ata shofer që nuk e njohin terrenin mund ta pësojnë keq gjatë natës, shkruan lajmi.net.
Banorët po kërkojnë nga Komuna që të marrë masa urgjente për riparimin e sajë.
“Gjendja e rrugës është shume e keqe, prandaj duhet te intervenohet urgjentisht”, thuhet në kërkesën e një banori i te publikuar në ndreqe.com, i cili ka fotografuar edhe rrugën.
Brusnik është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë ku shtrihet në rrëzë të Malit Çyçavica, rreth 8 km larg qytetit të Vushtrrisë. /Lajmi.net/