Një Real Madrid i ‘pamposhtur’

Edicioni i kaluar nuk ka qenë i mirë për Real Madrid ku humben titullin, derisa u larguan edhe Zidane, Ramos dhe Varane.

Sport

18/09/2021 21:55

Çështja Mbappe dështoi në fundin e afatit kalimtar, por mesa duket klubi madrilen ka nisur të marrë vetën, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” janë bërë pothuajse një skuadër e pamposhtur në garat ndërkombëtare që një kohë të gjatë.

Në gjashtë muajt e fundit, vetëm Chelsea ka arritur ta mposht Realin, atë në ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinaleve për Ligën e Kampionëve.

Në 29 ndeshjet e fundit në ligë dhe Champions, bilanci i Realit është 20 fitore, tetë barazime dhe vetëm një humbje (atë ndaj Chelsea).

Me Ancelottin, të pamposhtur

Real Madrid në krye me trajnerin Carlo Ancelotti deri më tani janë të pamposhtur në pesë ndeshje, katër në ligë dhe një në Ligë të Kampionëve.

“Mbretërit” mbesin shumë të fuqishëm, ku që 22 ndeshje në La Liga nuk dinë për humbje, derisa në mesjavë mposhten Interin në “Giuseppe Meazza” me rezultat 0 – 1.

Ndeshja e radhës për Realin është nesër kundër Valencias./Lajmi.net/