Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit Postimi i plotë: NJOFTIM 👇👇👇 Ju njoftojmë se sot kemi…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit
Postimi i plotë:
NJOFTIM
👇👇👇
Ju njoftojmë se sot kemi një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë. Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit.
Defekti është në një gyp me diametër 350 mm.
Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.