Burri nga Lipjani dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten nën ndikim të alkoolit- gruaja shkon te familja e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:20. I dyshuari, sipas viktimës, nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht atë një ditë më parë, raporton lajmi.net Pas rastit, viktima ka shkuar…

Lajme

13/10/2026 09:06

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:20. I dyshuari, sipas viktimës, nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht atë një ditë më parë, raporton lajmi.net

Pas rastit, viktima ka shkuar te familja e saj me dëshirën e vet.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/