Një pjesë e ekipit olimpik niset drejt Azerbajxhanit

Kosova do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian që do të mbahet në Azerbajxhan.

Sport

19/07/2019 09:28

Në Baku të Azerbajxhanit, do të mbahet Festivali Olimpik Evropian për të rinj, ku edhe Kosova do të paraqitet me sportistët e saj.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se një pjesë e ekipit, saktësisht ekipet e tenisit dhe ato të mundjes janë nisur drejt Azerbajxhanit, përcjell lajmi.net.

Sipas burimeve të njëjta, ekipet tjera që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë Festival Olimpik do të nisen nesër drejt Azerbajxhanit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjithë emrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në Baku.

Lista e Ekipit Olimpik të Kosovës për EYOF Baku 2019

Erza Muminoviq (xhudo)

Fationa Kasapi (xhudo)

Festim Beqiri (xhudo)

Muhamet Ramadani (atletikë)

Leon Thaqi (atletikë)

Albina Bojaxhiu (atletikë)

Diellza Selaci (atletikë)

Urim Qaili (mundje)

Njomëza Krasniqi (mundje)

Vigan Bytyqi (not)

Olt Kondirolli (not)

Hana Fejzullahu (not)

Jona Macula (not)

Elona Zhugolli (not)

Melos Nallbani (tenis)

Fresk Sylhasi (tenis)

Vesa Gjinaj (tenis)

Forta Morina (tenis)

Trajnerët:

Fatos Tabaku (xhudo)

Xhavit Tahiri (atletikë)

Ardian Hamiti (not)

Festim Ibrahimi (tenis)

Ziber Xhoni (mundje) /Lajmi.net/