Një person e mbulon trupin e tij me tatuazh ku theksohet mbishkrimi “Djall”
Një burrë shpenzoni parat e tij duke e mbuluar trupin me tatuazhe dhe theksohet shkrimi “Djall”.
Fun
Yannick Rick, 25-vjeçar nga Chur, Zvicër, i duroi dhimbjet e tatuazheve në trupin e tij por në fund merr rezultatin e dëshiruar, shkrimin e theksuar në shpinë “Djall”, transmeton lajmi.net.

Yannick tha se është inspiruar nga një burrë që kishte takuar në plazh, i cili e kishte gjithë trupin të mbuluar me tatuazhe.
Ai në vitin 2016 e mbuloi njërin krah me tatuazh dhe kështu dëshiroi që ta bëjë të njëjtën gjë me tërë trupin.

Yannick e vizitoi një artist të tatuazheve dhe kaloi tre ditë që të përfundojë tatuazhin në tërë trupin e tij, edhe pse ishte mjaft e dhimbshme, Yannick ishte i kënaqur me rezultatin. /Lajmi.net/





