Një përdorues i Google Map zbuloi një ”fantazmë” në Katakombat e Parisit
Pamja e çuditshme u kap nga një përdorues i Google Maps Street View, i cili nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë figure ishte.

Fun
Një përdorues i Google Maps ka tronditur Reddit pasi kapi një hije fantazmë në Katakombat e Parisit, transmeton lajmi.net.
Me mbetjet e më shumë se 6 milion njerëzve të shtrirë në varreza, të vendosura nën qytetin francez, shumë shikues sugjeruan se mund të ishte një “fantazmë”.
Pasi ajo që duket të jetë një formë e tejdukshme e një figure qëndron në qendër të korridorit të jep përshtypjen e një fantazme.
Shumë sugjeruan se kishte një shpjegim më të besueshëm prapa pamjes. Shumica dërrmuese e të tjerëve tentonin të pajtoheshin, duke pohuar se ishte thjesht një defekt i kamerës.
Shumë legjenda fantazmë rrethojnë varrezat e famshme nën kryeqytetin francez. Thuhet se nëse jeni brenda Katakombeve në mesnatën, muret fillojnë të flasin dhe ju bindin të dilni më brenda derisa të humbni. /Lajmi.net/