Një në 30 milionë raste: Lind fëmija pa organ gjenital

Djaloshi i lindur në Turqi, pa organin gjenital është një në 80 rastet e rralla.

Fun

20/10/2019 14:55

I porsalinduri, që ende nuk ka një emër, ka një gjendje mjekësore e cila njihet si “penile agenesis.”

Është rast jashtëzakonisht i rrallë, me vetëm 80 raste të regjistruara ndonjëherë në literaturën shkencore, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Lindja e çuditshme e këtij djali, edhe pse pa organin gjenital pjesa ku formohen organet gjenitale janë akoma të formuara- raportohet se se nuk kishte deformime tjera në trupin e tij.

Një ditë pas lindjes së tij, fëmija është quar te kirurgët pediatrik për të hulumtuar gjendjen e tij. Ata gjeten se i porsalinduri kishte një lidhje jo normale midis fshikëzës dhe rektumit. /Lajmi.net/