Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për rrëmbim të një personi në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim katër të pandehurve me inicialet A.H., H.A., A.G., dhe T.A për veprën penale rrëmbim në bashkëkryerje ndaj të pandehurit A.H për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor, ndaj të pandehurit A.G. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim katër të pandehurve me inicialet A.H., H.A., A.G., dhe T.A për veprën penale rrëmbim në bashkëkryerje ndaj të pandehurit A.H për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor, ndaj të pandehurit A.G. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës në këtë fazë të procedurës penale. Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, duke pas parasysh se të njëjtit janë përsëritës të veprave penale, andaj masa e paraburgimit është masë adekuate duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale”, ka njoftuar Gjykata.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/