“Ju m’keni dhënë sufatë të nervave…” – Tension në Gjykatën e Ferizajt, nxirret jashtë i dyshuari për vrasjen e Bekim Varit

I dyshuari për vrasjen e Bekim Varit, Leutrim Fejza, është larguar nga salla e gjyqit gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Gjatë procesit të marrjes në pyetje, Fejza është shfaqur i revoltuar ndaj trupit gjykues dhe prokurorit të rastit, Shukri Jashari, raporton IndeksOnline. “Ju m’keni dhënë sufatë të nervave…”, është dëgjuar…

Lajme

21/05/2026 12:37

I dyshuari për vrasjen e Bekim Varit, Leutrim Fejza, është larguar nga salla e gjyqit gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje, Fejza është shfaqur i revoltuar ndaj trupit gjykues dhe prokurorit të rastit, Shukri Jashari, raporton IndeksOnline.

“Ju m’keni dhënë sufatë të nervave…”, është dëgjuar duke iu drejtuar prokurorit Jashari.

Ndërsa, ky i fundit e demantoi atë duke i kujtuar një deklaratë. “Nuk e kam pa që 1 muaj Bekim Varin se jam kanë në Gjermani”.

Për shkak të tensioneve të krijuara në sallë, ai është nxjerrë jashtë nga seanca.